Fitorja te shtunen 3-1 me Flamurtarin, ka qene starti i festes se shkodraneve per 90-vjetorin e krijimit te klubit “Vllaznia”.
Festimet per krijimin e skuadres se pare te futbollit shqiptar vazhduan me tej ne ambjentet e teatrit “Migjeni” ku ishin te pranishem figura te shquara te sportit shkodran ne vite.
Ne kete dite feste, drejtuesit e pushtetit lokal kane nderuar dy figurat e ketij qyteti, Loro Boricin dhe Qazim Dervishin me titullin “Qytetar nderi” per kontributetet e dhena te tyre ne fushen e sportit dhe ne fushat e tjera.
Pervec dy titujve “Qytetar nderi”, ne ceremoni eshte dhene titulli “Mirenjohja e qytetit” per sportiste te tjere qe kane kontribuar per klubin “Vllaznia”.
Ne kete mbremje festive qe ka zgjatur me shume se dy ore, e kane marre fjalen te gjithe te pranishmit ku i kane uruar jete te gjate dhe suksese sportit shkodran ne te ardhmen.
Bashkia e Shkodres dhe dy klubet, ai shumesportesh dhe ai i futbollit, i kane dhene fund keshtu nje jave aktivitetesh qe kane organizuar me kete rast.
Top Channel