
Villareal ka ndermarre nje nisme shume te vecante per te ndihmuar tifozet e prekur nga kriza ekonomike.
Shoqeria qe ka ne pronesi “Nendetesen e verdhe” ka marre nje vendim per te futur falas ne stadium te gjithe abonentet qe kane humbur vendin e punes per shkak te krizes globale. Ne rajonin e Kastelonit ku ben pjese edhe qyteza e Villareal, vetem gjate vitit te fundit papunesia eshte rritur me 10 % dhe parashikimet per 2009-en jane te zeza. Per kete arsye, klubi ka menduar t’u vije ne ndihme tifozeve qe i kane perkrahur edhe ne dite te veshtira.
“Ideja eshte per t’u qendruar prane personave qe kane humbur vendin e punes. Duam t’u japim atyre mundesine per te ardhur serish ne stadiumin El Madrigal. Te gjithe ne shoqeri duhet te kontribuojne me nje fond te perbashket per te mbeshtetur ata qe kane ngelur pa pune, duke filluar qe nga drejtuesit, punetoret e thjeshte, lojtaret dhe sponsorat”, ka deklaruar presidenti Fernando Roig.
Top Channel