
Prishen ekujlibrat ne shtepine e Real Madid te vendosur pas ardhjes se teknikut Juande Ramos.
Tashme trajneri spanjoll duhet te luftoje ne dy fronte, pasi pervec ndjekjes se Barcelones qe po ecen me nje shpejtesi galopante, ai duhet te menaxhoje edhe situatan ne dhomat e zhveshjes.
Mesfushori Jose Maria Gutierrez eshte grindur disa here me teknikun per shkak te aktivizimit te paket dhe kjo gjendje sigurisht qe nuk i ben mire ambientit “merengues” qe po perpiqet te fokusohet vetem ne garen per te fituar Primera Division pas eleminimit nga Champions League dhe Kupa e Mbretit.
Keto mosmarreveshje kane bere qe Guti te mendoje per nje largim te mundshem edhe pse kontrata e tij me klubin kastilian skadon ne vitin 2011. Nje gje e tille ka shume mundesi te ndodhe nese Ramos konfirmohet ne krye te pankines edhe per sezonin e ardhshem.
Top Channel