Qeveria, Netanyahu firmos marreveshjen me Barak
24/03/2009 09:30
I ngarkuari per krijimin e qeverise izraelite, Benjamin Netanyahu dhe lideri laburist Ehud Barak, arriten nje marreveshje per qeverine e unitetit kombetar.
Marreveshja do te miratohet sot nga Komiteti Qendror i partise Laburiste.
Sipas lajmeve te publikuara ne faqen e internetit te gazetes “Haaretz”, marreveshja parashikon qe qeveria e re te impenjohet ne prezantimin e nje plani paqeje ne Lindjen e Mesme, per vazhdimin e negociatave te paqes dhe respektimin e marreveshjeve te parashikuara ne te kaluaren.
Top Channel