Administrata e presidentit Obama eshte gati te zbatoje nje plan per shpetimin e bankave. Plani parashikon shpenzimin e rreth 100 miliarde dollareve per te shlyer dhe pastruar te gjithe kredite e keqija qe kane bankat, te cilat llogariten ne nje trilion dollare.
Kjo nisme e re do te jete nje partneritet mes qeverise dhe investuesve private dhe qellimi eshte qe te zhbllokohet krediti bankar. Sipas ketij plani, qeveria do te perdore parate nga fondi ekzistues i ngritur per shpetimin e sektorit financiar, qe do te sherbejne per te dhene garanci dhe kredi me interes te ulet per ata qe jane gati te blejne keto asete.
Kritiket, duke perfshire disa ligjvenes republikane, thone se ky plan do te favorizonte investuesit ne vend te taksapaguesve.
Top Channel