Melbourne, McLaren-Renault kercenojne me mungese

24/03/2009 16:35

Renault dhe McLaren mund te bojkotojne garen e pare te sezonit ne 29 mars ne Melbourne te Australise.

Kete lajm e ka bete te ditur vete pronari i Formula 1, Bernie Ecclestone ne nje interviste dhene per tabloidin britanik “The Times”. Sipas Ecclestone, dy skuderite kerkojne qe FIA t’u jape disa pagesa te prapambetura dhe mosreagimi i FIA-s ka bere qe ato te kercenojne me mungese ne Australi.

Ne kete prag sezoni, Formula 1 po kalon probleme te shumta per shkak te ndryshimit te rregullores dhe rikthimit te saj nga FIA per shkak te mosmarreveshjeve me skuderite dhe pilotet. Nje tjeter problem i ketij sezoni do jete edhe aplikimi i sistemit Kers, pasi jo te gjitha skuadrat e kane implementuar ne projektin e ketij viti per shkak te kohes se shkurter qe kane pasur ne dispozicion.

Top Channel