Kupa jepet me 13 maj

24/03/2009 10:00

Trofeu i parë i edicionit futbollistik shqiptar 2008-2009 do të ndahet më datën 13 maj.

Bëhet fjalë pikërisht për Kupën e Shqipërisë. Ishte Komiteti Ekzekutiv i FSHF-së ai që përcaktoi datën e ndeshjes finale të trofeut të dytë për nga prestigji në futbollin tonë pas titullit të kampionit të Shqipërisë.

Në mbledhjen e djeshme të KE-së u vendosën gjithashtu datat e luajtjes së ndeshjeve gjysmëfinale të këtij kompeticioni. “Ndeshjet gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë do të luhen më datë

15.04.09 dhe ndeshjet e kthimit më datë 29.04.09”, shkruante dje deklarata për shtyp e FSHF-së. Por, pas Tiranës, Shkumbinit e Vllaznisë, më parë do të duhet të njihet gjysmëfinalisti i katërt, i cili do të dalë nga ndeshja ekstra mes Flamurtarit dhe Partizanit. Komiteti Ekzekutiv vendosi gjithashtu edhe që Federata Shqiptare e Futbollit të mbështesë aktivitetin e “Milan Junior Camp, Tirana 2009”, duke vënë në dispozicion të tij infrastrukturën e saj të mundshme (fushat stërvitore).

Top Channel