Kercenohet sekretari i pergjithshem i KOKSH-it
24/03/2009 04:35
Sekretari i pergjithshem i Komitetit Olimpik Kombetar Shqiptar, Stavri Bello ka denoncuar ne policine e Tiranes nje kercenim te bere me sms per shkak te detyres se tij.
I kontaktuar ne telefon nga Top Channel, Bello ka pohuar se do te ndjeke rrugen e drejtesise per te zbardhur kete ceshtje.
Si fillim ai ka dhene deklaraten e pare ne polici, gje e cila do te cohet te marten ne Prokurorine e Tiranes.
Bello pohon se nuk ka asnje konflikt pune dhe se nuk mund te hamendesoje se kush eshte kercenuesi.
Ne fund ai ka shtuar se ka informuar edhe drejtuesit e institucioneve te larta te sportit europian dhe boteror per kete kercenim.
Top Channel