Ibrahimovic, Moratti hap ankandin

24/03/2009 16:05

Zlatan Ibrahimovic dhe Inter duket se i kane dhene fund bashkejeteses se lumtur pas tre sezonesh.

Sulmuesi suedez ndihet i lodhur me deshtimin e pervitshem te zikalterve ne Evrope, duke kerkuar nje klub me eksperience me te madhe ne arenen nderkombetare. Edhe pse presidenti Massimo Moratti eshte i rezervuar ne deklaratat e tij, kete here ka vepruar ne menyre te qarte.

Ai ka vendosur ta nxjerre ne shitje sulmuesin shtatlarte qe aktualisht fiton me shume se kushdo tjeter ne Evrope. Ibra ka nje rroge vjetore prej 11 milione eurosh ne sezon dhe agjenti i tij troket cdo vit ne deren e Interit per te kerkuar rritje. Por kjo sjellje ka filluar te bezdise presidentin, i cili mendon se nje lojtar si ai duhet te kete kerkesa te larta, por pretendimet qe cdo vit te kete nje shtese page, jane te tepruara. Suedezi fut ne xhep me shume se futbolliste qe kane fituar gjithcka si Kaka e Ronaldo, por asnjehere nuk eshte i kenaqur.

“Te gjithe lojtaret e kane nje cmim. Zllatan ka nje kontrate te gjate sepse pervecse eshe nje lojtar i madh eshte edhe nje profesionist. Eshte nje njeri i zoti dhe shpresojme qe bashkepunimi te zgjase edhe per shume kohe. Ndoshta ai largohet dhe Champions League e fitojme ne tek Interi”, shprehet pronari i shoqerise me qender ne rrugen “Turati”. Aktualisht, klubet me te interesuara per sulmuesin jane, Barcelona, Manchester United dhe City.

Top Channel