Dunga rrefen dramen familjare te televizion

24/03/2009 17:20

Perhere jemi mesuar ta shikojme plot grinte ne fushe dhe stol por kete here Carlos Dunga na jep nje imazh tjeter.

Trajneri i kombetares se Brazilit ka rrefyer ne nje emision televiziv dramen familjare qe po kalon. “Eshte mamaja ime ajo qe duhet te pyesni se cfare eshte presioni. Prej 8 vjetesh im ate vuan nga semundja e Alzhemierit dhe jeta ne shtepi eshte bere shume e rrezikshme por ime me nuk dorezohet. Eshte nje grua fantastike”, ka thene mes loteve ish mesfushori legjendar i kombetares se Selecaos.

Ne vijim, ai ka folur per presionin e perditshem qe ndien pasi detyra qe ka marre eshte nje nga me te veshtirat dhe sigurisht qe ne kete mes nuk e ndihmon gjendja shpirterore. “Eshte shume e veshtire sigurisht, por puna te ndihmon ta kalosh ose me mire le te themi qe te heq mendjen”, vijon tekniku brazilian.

Shpesh here Dunga eshte kritikuar per menyren se si po e drejton kombetaren e Brazilit edhe pasi ai deri tani ka fituar Kupen e Amerikes Latine.

Top Channel