Skocia: Rudi Vata te spiunoje Shqiperine

23/03/2009 14:00

Perveç perballjes se Kombetares kuqezi ndaj Hungarise, Shqiperi-Skoci e vlefshme per eliminatoret e kampionatit evropian 2011 ne Danimarke per U-21, do te jete sfida e vogel e kesaj te shtune futbollistike shqiptare.

Ndersa kane ngelur edhe pese dite nga kjo ndeshje e djemve te trajnerit Artan Bushati, kundershtaret kane filluar te mendojne per fluturimin transit ne drejtim te Shqiperise, cili duket se do te jete i lodhshem per ta.

Federata skoceze u refuzoi dhenien e 30 mije sterlinave per nje çarter dhe tashme atyre do t‘ju duhet te nderrojne tre avione. “Grumbullimi po ecen mire dhe une jam i kenaqur me menyren se si po stervitemi”, tha dje trajneri i skocezeve, Billi Stark. Udhetimi eshte vetem nje nga problemet e skocezeve para sfides me shqiptaret e panjohur per ta. Problemi me i madh eshte mungesa e lojtareve ne eksperience ne perfaqesuesen e Stark, i cili per shkak te mungesave ka marre disa futbolliste nga U-19.

Top Channel