Salihi, gol me peshe per te bindur Arie Haan

23/03/2009 15:10

Arie Haan “fiton” nje sulmues me peshe per ndeshjen e dates 28 kunder Hungarise.

Shkodrani Hamdi Salihi ka treguar nje forme te shkelqyer me klubin e tij austriak SV Ried pasi shenoi golin e trete ne fitoren 3-2 kunder skuadres se Altach. Ky eshte goli i shtate sezonal per bomberin kuqezi, i cili me kombetaren nuk ka mundur ta konfirmoje veten asnjehere si nje lojtar baze. Me kete forme, Salihi mund ta nise ndeshjen kunder Hungarise qe nga minuta e pare, pasi eshte sulmuesi me ne forme ne kombetaren kuqezi.

Nje tjeter lojtar plus per Haan eshte edhe Altin Lala qe rikthehet ne fushen e gjelber pas rreth 3 muajsh mungese. Mesfushori ka luajtur vetem pak minuta pasi hyri ne fushe gjate ndeshjes Hoffenheim-Hannover qe perfundoi ne barazim 2-2.

Sulmuesi Edmond Kapllani ka luajtur rreth 15 minuta ne transferten e veshtuire te Karlsruhes ndaj Bayern Munchen, ndersa Ervin Skela ka treguar forme te mire ne humbjen 0-2 te Kotbusit ndaj Kelnit.

Top Channel