
Pele, apo Maradona? Eshte kjo pikepyetja e madhe qe shoqeron prej kohesh jo vetem specialistet e futbollit, por edhe te gjithe te pasionuarit per lojen “magjike” me top, te cilet ende nuk kane arritur ne nje perfundim konkret se cili prej dy gjiganteve te mesiperm eshte futbollisti me i mire i te gjitha koherave.
Pele ka sulmuar perseri Diego Maradonen ne nje interviste te dhene per te perditshmen argjentinase “Clarin”. “Maradona eshte nje shembull negativ per te rinjte, ka deklaruar braziliani, ka qene nje futbollist i shkelqyer, por me pas te gjithe kane mundur te shikojne se çfare gabimesh te renda ka bere me jeten e tij”.
Pastaj Pele ka vazhduar me tej, duke thumbuar me batuten tjeter, se edhe ne fushe Maradona ka pasur disa limite: “Nuk dinte te luante me koke, nuk ishte nje lojtar i kompletuar”, perfundon ai.
Top Channel