Manchester United, Giggs cdramatizon situaten

23/03/2009 18:25

Dy humbjet rresht kane bere qe Manchester United ta shikoje Liverpool vetem nje pike me pak edhe pse ka nje ndeshje me shume per te luajtur.

Pavaresisht renies se ndjeshme te lojes se skuadres, flamuri Ryan Giggs kerkon te cdramatizoje situaten ne nje interviste dhene per gazeten “Sun”.

“Jemi shume te merzitur per ndeshjen ndaj Fulham pasi humbem edhe me Liverpool. Gjate pjeses se pare nuk ekzistonim dhe nje gol i pesuar me 10 lojtare na organizoi ne menyre te ndryshme. Gjate pjeses se dyte hyme me nje tjeter shpirt duke luajtur me mire. Krijuam shume raste por portieri i tyre kreu nderhyrje shume te rendesishme”, thekson mesfushori uellsian.

Ne vijim te intervistes, ai i hedh syte nga e ardhmja. “Tashme disa lojtare do luajne me kombetaret e tyre. Per fat te mire nuk kemi te demtuar dhe mund te kthehemi ne rrugen e drejte qe ne ndeshjen kunder Aston Villa-s”, perfundon Giggs.

Top Channel