Alonso kerkon titullin kampion

23/03/2009 17:40

Vitin e shkuar e mbylli sezonin me rritje te ndjeshme, ndersa ne 2009-en ai deshiron te rikthehet tek titulli kampion.

Spanjolli i Renault, Fernando Alonso beson se kete sezon mund te shohe pas tij gjithe kundershtaret. “Vitin e shkuar e mbyllem shume mire por kete sezon kemi objektiv kampionatin. Ka shume rregulla te reja dhe askush nuk e di se cfare do te ndodhe kur te jemi ne Melbourne. Nga ajo qe eshte pare ne testet e fundit, skuadrat jane shume prane. Ne Australi, pista i pershtatet shume makines tone dhe shpresoj qe kete fundjave te jemi te forte”, thekson ish 2 here kampioni i botes.

Sipas spanjollit, kete vit nuk do dominojne me Ferrari e McLaren. Ne vijim, ai ka folur per makinen e re R29. “Gjate testeve te fundit u permiresuam dhe tashme mendoj se makina eshte me e lehte per t’u ngare. Eshte shume e rendesishme te vazhdojme te permiresohemi, duke e zhvilluar makinen gjate sezonit”, shprehet piloti asturian. 
 

Top Channel