Seria A, Interi shkaterron Rexhinen

22/03/2009 17:15

Interi vijon serine e fitoreve ne javen e 29-te te Serise A. Zikaltrit kane mundur 3-0 Rexhinen pas golave te Cambiassos dhe Ibrahimovicit i cili ka shenuar dy here.

Ne kete menyre skuadra e Milanos ka cuar ne shtate pike diferencen me vendin e dyte Juventusin.

Ne zonen e Kupes se Kampioneve eshte edhe Xhenoa e cila ka fituar ndaj Udinezes 2-0, gjithashtu dhe Fierentina qe ka mundur Sienen 1-0.

Torino mbetet ne fund te tabeles pas humbjes 1-3 me Sampdorian.

Bolonja ka humbur me Kaliarin 0-1, Kievo fiton me Palermon 1-0, ndersa Lece barazoi me Atalanten 2-2.

Takimi me i rendesishem i dites se sotme, ai mes Napolit dhe Milanit do te zhvillohet sot ne mbremje.

Gjate takimeve te djeshme Katania ka fituar me Lazion 1-0, nderkohe qe Roma ka humbur 1-4 me Juventusin.

Vendin e pare ne Serine A e mban Interi me 69 pike, i ndjekur nga Juventus me 62 dhe Milan me 54 pike.

Top Channel