Alvarez ngul këmbë për largimin, Atletico pranon ta shesë të Arsenali. Sulmuesi refuzon dhe vë ultimatum për Barcelonën
Vazhdon ne Primera Division sfida mes Barcelones dhe Realit te Madridit per titullin kampion. Vetem per pak ore madrilenet kane ngushtuar ndjeshem diferencen me katalanasit pasi fituan 3-0 ndaj Almeires.
Ne pjesen e pare skuadra e Huande Ramos nuk arriti te dilte ne lojen e saj, megjithate Marcelo nga distanca ndryshon shifrat ne 1-0.
Me fillimin e pjeses se dyte ka qene Huntelar qe konfirmon formen e tij shume te mire duke dyfishuar rezultatin dhe ka qene serish ai i cili finalizon nje tjeter aksion te nisur nga dy holandezet e tjere Shnaider dhe Roben.
Nuk ka zgjatur shume dhe ka ardhur kunderpergjigjia e Barcelones, nje reagim nga ato qe mbahen mend gjate.
Katalanasit shkaterruan 6-0 Malagan ne Kamp Nou. E fillon Ksavi serine e gjate te golave per te vazhduar me pas me treshen tashme te frikshme Mesi, Eto dhe Henri.
Argjentinasi ben mrekulline ne golin e dyfishimit te rezultatit, me pas ishte radha e francezit per te kaluar portierin dhe me pas per te shtyre topin ne rrjete dhe Eto me nje goditje diagonale le shenjen e tij ne kete ndeshje, per t’i lene radhen Alvesh per golin e peste dhe per t’u rikthyer serish ne golin e tij te dyte personal dhe te gjashtin per kete ndeshje.
Kjo fitore e con serish ne 6 pike diferencen mes dy skuadrave ne kreun e Primera Divisionit.
Top Channel