Klitschko rikonfirmohet kampion ne WBC

22/03/2009 08:50

Vitali Klitschko ka mbrojtur titullin kampion per peshat e renda ne kategorine WBC pasi mundi ne 9 raunde me K.O teknik kubanezin Juan Carlos Gomez.

Dy raunde te para pothuajse te barabarta, ku boksieret kerkonin te studionin levizjet e njeri-tjetrit. 37 vjecari ukrainas filloi te tregoje superioritetin pas 6 minutave te para duke vene ne veshtiresi me grushtat e rende kundershtarin e tij, i cili ka rezistuar mjaft mire.

Kubanezi Gomez tentoi disa here te merrte situaten nen kontroll, por Klitschko edhe pse nuk ishte ne formen e duhur nuk ia dha kete kenaqesi. Raundi me i mire per te ishte i 7-ti ku pas disa grushtave te njepasnjeshme, Gomez ra ne tapet dhe vetem gongu e shpetoi nga humbja me K.O. 2 raunde me pas Klitschko penalizohet pasi gjuan me koke kundershtarin, por kjo gje nuk e shqetesoi aspak Klitschko, i cili po ne kete raund fitoi sfiden me K.O teknik.

Kundershtari i tij nuk arriti me te vazhdoje perballjen me kampionin 37 vjecar per te cilin kjo eshte fitorja e 38-te ne karrieren e tij si boksier profesionist.

Top Channel