Austri, “babai monster”, ne dyshim edhe per 4 krime

21/03/2009 18:00

Josef Fritzl, i njohur ndryshe si “babai monster”, mund te jete i perfshire edhe ne vrasjen dhe zhdukjen e 4 vajzave te reja.

Lajmin e kane bere te ditur autoritetet policore austriake, sipas te cilave Fritzl dyshohet se eshte implikuar ne vrasjen e tre vajzave 17 vjecare dhe te nje prostitute 20 vjecare.

Sipas burimeve, ngjarjet ne fjale kane ndodhur ne vitet 1966, 1986, 2006 dhe 2007, ne afersi te shtepise se Fritzl dhe ne nje shtepi qe ai kishte marre me qera per te kaluar pushimet.

Fritzl u denua pak dite me pare me burgim te perjetshem per dhunim sistematik te se bijes.

Top Channel