Sinoptikanet: Moti i ftohte ditet ne vijim

20/03/2009 14:50

Gjate 24 oreve te fundit vendi yne eshte perfshire nga nje mase ajrore e ftohte dhe e lagesht.

Temperaturat kane pesuar nje renie te ndjeshme prej 6- 7 grade celsius duke kthyer dimrin ne vend. I gjithe territori eshte perfshire nga reshje shiu nderkohe qe ne verilindje dhe juglindje te vendit moti i keq eshte shoqeruar me reshje te dendura debore.

Sipas Sherbimit Meteorologjik te Forcave Ajrore temperatura minimale kane zbritur ne – 2 grade celsius ne zonat malore.

Edhe oret ne vazhdim do te na shoqeroje mot i paqendrueshem i shoqeruar me reshje debore dhe shiu. Te dielen paradite parashikohet nje permiresim i motit, por temperaturat do te jene serish te uleta. Mesi i javes parashikohet serish me paqendrueshmeri te motit.

Top Channel