Alvarez ngul këmbë për largimin, Atletico pranon ta shesë të Arsenali. Sulmuesi refuzon dhe vë ultimatum për Barcelonën
Me nje president si Florentino Perez qe ka shume mundesi te marre drejtimin e Real Madrid ne muajin maj, tifozet “merengues” mund te shpresojne per nje skuader vertet galaktike.
Ata kerkojne bashkimin e katalanasit Iniesta me skuadren madrilene, i cili eshte kthyer ne nje flamur per kundesrshtaret e perjetshem te Bercelones. Bashke me spanjollin, mbeshtetesit e skuadres kane shenjeshtruar te tjere yje per te ndertuar nje “Dream Team” ne Evrope.
Behet fjale per dyshen e sulmit Cristiano Ronaldo-David Villa. Sulmuesi spanjoll mund te transferohet me lehte se portugezi pasi ne fund te ketij sezoni Valencia ka ndermend ta shese per te shendoshur arken. Emrat i jep e perditshmja “Marca”, sipas se ciles, keta tre lojtare jane me te preferuarit nga tifozet madrilene pas nje sondazhi ne faqen e gazetes.
Fituesi i Topit te Arte ka mposhtur konkurrencen e treshes Kaka, Messi e Ribery, ndersa Villa preferohet me shume se Benzema, Ibrahimovic, Fernando Torres apo Aguero.
Top Channel