Real Madrid, Sneijder beson ne fitoren e titullit

20/03/2009 16:15

Wesley Sneijder eshte rikthyer lojtari qe te gjithe prisnin dhe tashme qe punet shkojne mire ne kampionat, ai ka preferuar t’u pergjigjet kritikave te mediave spanjolle.

Demtimet e kane kushtezuar per nje kohe te gjate por holandezi ka arritur te terheqe skuadren me lojen e tij dhe kjo e ben te ndihet optimist per te ardhmen.

“Ndihem mire por eshte ende heret per te folur nese jam ne maksimumin e formes. Dalengadale po rigjej formen time. Mosdalja gjate mbremjeve po me ben shume mire”, ka sqaruar mesfushori i Real Madrid.

Ne vijim te deklarates, ai ka folur edhe per ceshtjen e titullit qe ngelet ende e hapur, duke pare se skuadra “merengues” ndodhet 6 pike larg Barcelones se vendit te pare. “Ndodhemi 6 pike larg por kjo nuk eshte nje distance e madhe. Duhet te luajme sic kemi bere gjate ndeshjeve te fundit per t’i fituar te gjitha deri ne perfundim te kampionatit. Te shtunen ndaj Athletic Bilbao luajtem nje ndeshje te shkelqyer”, thekson holandezi.

Top Channel