Prokuroria: Krimi ne rritje

20/03/2009 15:25

Ne analizen per vitin e kaluar, prokuroria e Tiranes ngre shqetesimin e krimeve ne rritje kunder personit dhe prones ne kryeqytet, vecanerisht per 6 mujorin e fundit, ku sipas kryeprokurorit Gent Xholi, vjedhjet me dhune po spikasin ne fushen e kriminalitetit.

“Shifrat e krimit jane ne rritje ne nje kohe kur shume ceshtje mbyllen”, u shpreh kryeprokurori i Tiranes, Gent Xholi.

Duke patur ne krah jo vetem Prokuroren e Pergjithshme, Ina Rama por edhe prokurore te dosjeve te rendesishme si ajo e Gerdecit dhe Durres-Kukes, Gent Xholi kritikoi policine. Pasi ju referua 920 ceshtje te pushuara, nje shifer kjo e larte, Xholi ja vuri fajin policise se Tiranes qe sipas nuk sjell provat e duhura, madje ne disa raste te implikuar ne droge dhe vrasje jane liruar nga mungesa e provave.

“Ne rastet kur eshte vendosur pushimi i ceshtjeve penale per persona te kapur me lende narkotike, shkak ka qene se ne ekspertimin e lendes ka rezeltuar se nuk behej fjale per droge. Nga ana tjeter ne momentin e caktimit te mases se arrestit nuk ka patur asnje dyshim se lenda ka qene narkotike”, u shpreh Xholi.

Pasi ka permendur njesine Task Force, prokurori i Tiranes, Xholi theksoi se per kete njesi dosjet me te shumta jane ne lidhje me korrupsionin, me pas kontrabanda dhe vepra te tjera penale ne fushen e Tatimeve. Pas paraqitjes se statistikave analiza vjetore u zhvillua me dyer te mbyllura, ku nuk mungoi drejtori i policise, Tonin Voci dhe drejtori Krimit te Organizuar, Nikolin Bala.

Top Channel