Netanyahu, dy jave me shume per qeverine e re
20/03/2009 12:10
Presidenti Shimon Peres i ka dhene edhe dy jave te tjera kohe te ngarkuarit per krijimin e qeverise izraelite, Benyamin Netanyahu.
Netanyahu, qe pritet te jete kryeministri i ardhshem, tha se mund ta kishte paraqitur te dielen kabinetin, por preferoi te perpiqej ende te arrinte nje koalicion me laburistet e Barak dhe partine Kadima.
Lideri i partise Likud do te kete deri ne fillim te muajit tjeter kohe per te krijuar nje qeveri te koalicionit. Nese Netanyahu nuk do te arrije te binde laburistet te bashkohen me te, do te detyrohet te krijoje nje qeveri me partite e linjes se ashper.
3 prilli eshte afati i fundit per krijimin e qeverise se re.
Top Channel