
Kur bota ishte ne prag te Depresionit te Madh ne vitin 1929, ne Gjermani Adolf Hitler konsiderohej nje figure e vogel dhe qesharake nga nje grup ekstremist i se djathtes.
Partia e tij naziste kishte fituar vetem 2.6% te votave ose 12 vende ne Rajhshtag.
Por nje vit me pas, me papunesine dhe borxhet e Berlinit qe rriteshin, Hitleri filloi te mblidhte qindra njerez rreth vetes, duke premtuar rikthimin e prosperitetit dhe ndeshkimin e spekullatoreve.
Nacionalsocialistet u bene forca e dyte politike ne vend, me 107 vende ne Rajhshtag.
Me pas do te vinin vitet kur kriza e rende ekonomike do te erresohej dhe bota do te ndryshonte pergjithmone.
Sot nuk duket ndonje Hitler ne horizont, por sherbimet sekrete amerikane po hapin syte kater per nderlikimet e mundshme politike qe mund te sjelle kriza ekonomike aktuale, e cila po krahasohet gjithnje e me shume me epoken e Depresionit te Madh.
Revista amerikane “News Week” shkruan se kur “cari i inteligjences”, admirali Denis Bleir u emerua nga presidenti Obama ne muajin janar, ai e vuri menjehere recesionin ne krye te axhendes se tij, duke zhvendosur prioritete te meparshme, si lufta kunder terrorizmit dhe armet berthamore.
Qe prej fillimit te marsit, cdo dite presidenti amerikan merr ne dore edhe nje buletin te ri, “sherbimin sekret ekonomik”.
“Historia nuk e perserit njesoj veteveten” thote nje zyrtar i Departamentit te Shtetit per revisten “News Week”, ndaj SHBA-te jane te shqetesuar mbi cdo implikim te mundshem qe sjell kriza ne vende te ndryshme te botes si dhe ne ruajtjen e pozicionit te liderit ne bote.
CIA po perqendrohet ne studimin e efekteve te krizes ne Evropen Lindore dhe Qendrore apo vendet balltike, ku renia ekonomike po shkakton destabilitet politik. Nga kjo mund te perfitoje Rusia per te rikthyer ndikimin ne sferen e dikurshme te influences.
Nga ana tjeter, administrata Obama po vezhgon edhe vende te Amerikes Latine duke iu frikesuar faktit se kriza mund te perserise revoltat politike te viteve 80-90.
Atje, shqetesimi me i madh quhet Ugo Cavez. Kritiket thone se CIA po analizon nje rrezik, qe ne situata te ngjashme ka deshtuar ta vleresoje ne te kaluaren.
Dikur nuk arriti te parashikonte renien e Bashkimit Sovjetik ne baze te shpenzimeve te ekzagjeruara ushtarake.
Dhe meqe kriza thone ata, filloi ne Amerike, dhe mision i CIA-s shtrihet pertej detit, ajo e vetme nuk mund t’ia dale. Duhet bashkepunimi i agjencive te tjera dhe le te shpresojme se kesaj radhe do t’ia dalin mbane.
Top Channel