Konferenca per NATO-n, Topalli e Rama ne nje tryeze

20/03/2009 10:55

Konferenca per NATO-n zhvilluar ne Tirane, uli ne nje tryeze kryetaren e parlamentit, Jozefina Topalli dhe kreun socialist Edi Rama.

Ndersa drejtuesi i opozites kerkoi pershpejtim reformash dhe shprehu shqetesim per procesin me pajisje me karta te votuesve shqiptare, pasi po vihen seriozisht ne rrezik seriozisht zgjedhjet, Topalli nga ana e saj shprehu bindjen se me 28 qershor zgjedhjet do te jene sipas standartave te kerkuara nga Bashkimi Evropian.

Ne konference ishte i pranishem edhe zevendesambasadori amerikan, Stephen Christina, i cili theksoi se anetaresimi i Shqiperise ne NATO, duhet te merret shembull edhe prej vendeve te tjera qe aspirojne te hyjne ne strukturat euroatlantike.

Kryetarja Topalli deklaroi se Shqiperia e meriton anetaresimin ne NATO, pasi ka punuar per zbatimin e reformave.

Top Channel