Steven Gerrard u shpeton akuzave per dhune gjate nates se kaluar ne nje lokal pas ndeshjes me Newcastle te fituar 5-1 nga Liverpool.
Kapiteni i skuadres “The Reds” rrezikonte deri ne 5 vjet heqje lirie nese do te rezultonte fajtor, por “togat e zeza” e kane shpallur te pafajshem “heroin” e Anglise dhe te Liverpool. Mesfushori eshte paraqitur sot para trupit gjykues te North Sefton Magistrates’ Court per te degjuar vendimin e gjykatesve te cilet analizuan te gjitha detajet e nates se 29 dhjetorit, duke dale ne perfundimin se futbollisti eshte i pafajshem.
Shtetasi Marcus McGee e akuzoi lojtarin per ushtrim dhune dhe kjo mund te shkaktonte nje tragjedi te vertete per futbollin britanik, pasi Gerrard rrezikonte deri ne 5 vjet heqje lirie.
Top Channel