Durres, reshjet pengojne anijet

20/03/2009 10:40

Reshjet e shiut qe kane nisur sot ne oret e para te mengjesit, po pengojne perpunimin e anijeve tregtare te ankoruara ne kalatat e portit detar te Durresit, ndersa shumica e motopeshkatoreve jane rikthyer nga lundrimi per shkak te motit te keq.

Burime zyrtare nga kapiteneria e portit detar bene te ditur “reshjet nuk e kane penguar lundrimin normal te kater trageteve te linjes Bari-Durres, te cilet kane mberritur sot paradite sipas grafikeve te parashikuar”.

Sot pasdite pritet nje traget tjeter nga Trieste, nderkohe qe reshjet e shiut kane bllokuar procesin e ngarkim-shkarkimit te disa anijeve tregtare te ankoruara ne portin me te madh te vendit.

Ne portin e Vlores nuk ka patur probleme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB