Berisha: Kandidimi gjate presidences ceke

20/03/2009 01:35

Kryeministri Sali Berisha deklaroi ne Bruksel se Shqiperia gezon mbeshtetjen e Bashkimit Evropian per te aplikuar gjate presidences ceke pas takimeve bilaterale ne samitin e partive popullore evropiane.

“Presidenca normale qe diskuton edhe me te gjitha vendet e tjera. Zgjedhjet qendrojne nje problem per Shqiperine dhe vendi yne duhet te vleresoje vullnetin e hekurt per zgjedhje te lira dhe te ndershme, sepse ka ngelur i vetmi vend me zgjedhjet e diskutueshme”, eshte shprehur Berisha.

Kriteri kryesor per dhenien e statusit “kandidat” ne rastin e Shqiperise mbetet mbajtja e zgjedhjeve te lira dhe te ndershme dhe te pakontestueshme.

Ne kete aspekt qeveria shqiptare garanton se nuk do te kete probleme ne pajisjen e votuesve me karta identiteti duke shpresuar tek kapacitetet teknike te kompanise franceze.

“Ne nuk kemi pse te veme ne dyshim kapacitetet e nje kompanie qe eshte lider ne bote ne prodhimin e dokumentave. Une nuk mund te ve ne diskutim kapacitetet teknike te ‘Sagem’-it. Ne po e ndjekim ngushtesisht dhe kemi nje dialog konstant me perfaqesuesit e kesaj firme, por edhe autoritetet franceze sepse kjo eshte nje firme publike dhe ne kemi garanci per punen e saj”, theksoi Berisha.

Tryeza e partive te djathta evropiane e cila i paraprin samitit te krereve te shteteve evropiane, diskutoi mbi masat sociale mbi zbutjen e pasojave te krizes ekonomike.

Top Channel