“Times” kunder UEFA-s: Largoni finalen nga Roma

20/03/2009 17:50

Tabloidi britanik “Times” ka ndermarre nje fushate te vertete kunder zhvillimit te finales se Champions League ne Rome per shkak te tifozeve te dhunshem romane.

Ne faqen e internetit, prestigjozja britanike i ben nje apel UEFA-s per te ndryshuar stadiumin e finales se madhe te 27 majit.

“Tifozet e dhunshem romane kane ngelur ne epoken e viteve ’70-’80. Ekziston nje rrezik real qe shume tifoze te sulmohen me thika”, shkruhet mes te tjerash ne tabloidin “Times”. Ne vijim, tabloidi kujton ngjarjet e dhunshme ne perplasjet italo-angleze. “Sa persona duhet te dhunohen ende?”, thuhet ne faqen e internetit. Kreu i shoqates se tifozeve britanike, Malcolm Clarke ka vene ne dukje se mes tifozeve romane dhe atyre angleze ka nje histori te gjate dhune dhe sipas tij, autoritetet nuk kane mundur te bejne asgje.

Nga ana tjeter, zyrtare te UEFA-s kane reaguar duke thene se kete vit eshte radha e Italise dhe nuk mund te behet asgje per ta ndryshuar kete vendim. “Cfare doni qe t’ju them? Anglezet nuk jane asnjehere te kenaqur. Nuk mund ta organizojme finalen cdo vit ne Wembley, por edhe nese do ta bejme nje gje te tille, atehere ata do te thonin serish dicka”, ka reaguar me jo pak tone ironie shefi i zyres se shtypit ne UEFA, William Gaillard.

Top Channel