
Prokurorja e Pergjithshme, Ina Rama, ne analizen vjetore te Prokurorise se Krimeve te Renda, i ka kerkuar kesaj njesie qe t’i jepet prioritet hetimit financiar te te pandehurve te arrestuar per trafik droge, arme dhe trafiqe te ndryshme.
Numri nje i akuzes shqiptare ka vleresuar punen e prokuroreve, pasi sipas saj, eshte arritur qe gjate vitit 2008 te barazohen shifrat e gjykimit te dosjeve me gjykim te shkurtuar me ato me procedura te rregullta.
Shifrat e publikuara nga prokuroria flasin per nje rritje ne hetimin e trafikut te droges dhe armeve. Nderkohe, problematika per zbulimin dhe shkaterrimin e organizatave kriminale ka qene mosekzekutimi i leter-porosive nga shteti italian dhe ai grek.
Ne raportin e vitit 2008 te Prokurorise se Krimeve te Renda, vihet re mosekzekutimi i leter-porosive. Rastet me te shpeshta lidhen me kerkesat drejt Greqise dhe Italise, nga nente leter-porosi te pa ekzekutuara per çdo shtet.
Top Channel