UEFA, percaktohen cerekfinalistet

19/03/2009 23:45

Hamburgu i bashkohet Verder Bremenit ne fazen cerekfinale te Kupes UEFA. Skuadra e drejtuar nga Martin Jol fitoi ne ndeshjen e kthimit me Gallatasaraj ne fushen e ketij te fundit me rezultatin 2-3.

Ishte skuadra turke ajo qe mori kryesimin e dyfishte ne kete ndeshje duke shenuar fillimisht me Kjuell me 11 metersh dhe me pas cekut Barrosh.

Por Hamburgu u rikthye ne loje dhe arriti te permbyse kete disavantazh fale golave te Gerreros qe shenoi nje dygolesh dhe te Ivica Olic. Udineze vazhdon te ruaje nderin e italianeve ne Kupat e Evropes.

Edhe pse humbi 1-0 ne fushen e Zenitit arriti te siguroje kualifikimin fale fitores se arritur nje jave me pare ne fushen e tyre me rezultatin 2-0.

Timoshuk shenoi golin per ruset, por kjo nuk mjaftoi per fituesit e kupes UEFA ne sezonin e kaluar per te mbrojtur titullin deri ne fund.

Dinamo e Kievit edhe pse u mund 3-2 nga Metalist arriti te siguroje nje vend mes 8 me te mirave ne kete aktivitet.

Fitorja 1-0 nje jave me pare ne Kiev i dha mundesine kesaj skuadre te jete ne kete faze te ketij aktiviteti.

U kualifikua edhe Shaktar Donjetsk qe mundi CSKA-ne e Moskes me rezultatin 2-0, nderkohe qe Aalborg Bg ka eleminuar Mancester Sitin pas fitores 2-0.

Shorti i cerekfinaleve te kupes UEFA do te hidhet ne 20 mars ne Nion te Zvicres se bashku me ate te liges se kampioneve.

Top Channel