Tirane, adoleshentja, e zhdukur prej pese ditesh

19/03/2009 08:30

Nje vajze e re dyshohet se ka rene pre e trafikimit ne Greqi, nderkohe qe nena e saj ka kerkuar ndihmen e policise kryeqytetase.

Nje 47-vjecare, banuese ne Institutin Bujqesor, ka kallezuar zhdukjen e se bijes 18 vjec, qe prej 14 marsit. E ema pretendon se ajo eshte derguar ne Greqi kunder deshires se saj. Ne keto kushte, ngjarja eshte vleresuar nga policia dhe i ka kaluar per ndjekje te metejshme sektorit te antitrafikut.

Vajza ka shqetesime mendore dhe gjate kerkimeve te deritanishme nuk ka rezultuar ne asnje vend, ku mendohej se mund te ishte. Eshte kerkuar informacion ne pikat e kalimit kufitar, por edhe aty nuk ka rezultuar emri i saj. Policia tha se dyshohet qe ajo te kete kaluar ilegalisht ne kufirin shqiptaro-grek me njerez te njohur, tashme te identifikuar nga policia, por qe per arsye hetimore nuk publikohen emrat.

Per kete rast eshte njoftuar edhe policia greke.

 

Top Channel