Spanje, ministrja videoklip kunder dhunes ndaj grave

19/03/2009 11:25

Ministrja me e re e kabinetit spanjoll eshte shfaqur ne nje videoklip kunder dhunes ndaj grave. Bibiana Aido ka qene pjese e nje videoje muzikore 4 minuteshe, se bashku me kengetarin Iván Sevillano, i njohur me emrin e artit Huecco.

Beteja kunder dhunes me te cilen femrat perballen ne familje, kishte nisur qe nje vit me pare nga ministrja e Shanseve te Barabarta, qe ka sfiduar kritiket dhe sondazhet qe e kishin nxjerre si pjesetaren me pak popullore te qeverise se Zapateros.

Ne video shfaqen imazhe te nje balerine ne te zeza, qe simbolizon femrat e keqtrajtuara dhe qe alternohet me pamjet serioze dhe te qeshura te personazheve te njohur te botes sportive, kinematografike dhe gazetarise, qe hedhin parrulla klunder dhunes.

Ne vitin 2008 ne Spanje u dhunuan me shume se 70 femra, viktima te dhunes. Rasti me i fundit ne kete vend ndodhi kater dite me pare, kur nje 39-vjecar vrau te dashuren, e mbylli ne bagazhin e makines dhe e braktisi ne nje autostrade.

Top Channel