SHBA, Gates propozon komandantin suprem te NATO-s
19/03/2009 04:55
Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Robert Gates ka propozuar admiralin James Stavridis ne krye te komandes ushtarake amerikane ne Europe. Ky post do t’i lejoje atij te drejtoje edhe komanden supreme te NATO-s.
Propozimi i eshte cuar presidentit Barak Obama i cili do te vendose per te ardhmen e ushtarakut te larte.
Qe prej vitit 2006, admirali Stavridis eshte drejtues i komandes se zones jugore qe mbulon aktivitetet ushtarake amerikane ne Ameriken Latine.
Ai eshte diplomuar ne vitin 1976 nga Akademia Detare dhe eshte me origjine nga Florida.
Top Channel