Qeveria merr masa antikrize

19/03/2009 08:45

Ndersa qeveria deklaron se Shqiperia “eshte nje perjashtim” ne harten e botes dhe se vendi nuk do te preket nga kriza, qytetaret ndjene gjate diteve te fundit masen me te rendesishme antikrize te ndermarre nga Ministria e Financave.

Cmimet e naftes dhe benzines ne te gjithe Shqiperine u rriten papritur me 10 leke per liter, thjesht per faktin se akciza qe kompanite tregtare duhet te paguajne eshte rritur me 10 leke. Qeveria vendosi disa jave me pare qe te ndryshoje ligjin per akcizen. Akciza e naftes qe 65 perqind e cmimit, por jo me e ulet se 27 leke dhe jo me e larte se 37 leke per liter.

Ne kushtet aktuale te cmimit te naftes ne tregun nderkombetar prej vetem 300-350 dollare per ton, akciza pati arritur ne nivelin me te ulet prej 27 lekesh.

Rritja e akcizes ne 37 leke per liter do t’i jape qeverise rreth 45 milione euro te ardhura me shume nga xhepat e konsumatoreve. Pasi pergjysmoi tatim-fitimin per korporatat, duket se xhepat e qytetareve jane objektivi kryesor i qeverise per te mbledhur taksa.

Top Channel