Pack, takime me Alibeajn e Bashen

19/03/2009 11:45

Kryetarja e Delegacionit te Parlamentit Europian per mardheniet me vendet e Europes Juglindore, Doris Pack, ka nisur serine e takimeve te saj ne Shqiperi me Ministrin e Drejtesise Enkelejd Alibeaj dhe me ministrin e Jashtem Lulzim Basha.

Delegacioni do te takoje sot ne mesdite kreun e shtetit, Bamir Topi si dhe kryeministrin Berisha, per te diskutuar rreth zhvillimeve politike ne vend dhe pergatitjeve per zgjedhjet parlamentare te 28 qershorit.

Nje tjeter moment ka te beje me anetaresimin ne NATO, hap qe vendi yne pritet te ndermarre brenda pak javesh. Palet do te diskutojne edhe per rrugen e Shqiperise drejt Bashkimit Evropian dhe konkretisht ideja e aplikimit per te fituar statusin e vendit kandidat.

Eurodeputetetja dhe anetaret e tjere te delegacionit qe e shoqerojne ate do te marrin pjese ne sesionin e 16-te nderparlamentar Shqiperi – BE.  

Top Channel