Pack, takim ne Ministrine e Drejtesise

19/03/2009 09:05

Nje delegacion i Parlamentit Evropian i kryesuar nga eurodeputetja Doris Pack po zhvillon nje takim ne Ministrine e Drejtesise.

Ende nuk dihen detajet e takimit, nderkohe qe delegacioni me pas do te zhvendoset ne Ministrine e Jashtme.

Pack dhe stafi i saj do te takoje ne mesdite kreun e shtetit, Bamir Topi si dhe kryeministrin Berisha, per te diskutuar rreth zhvillimeve politike ne vend dhe pergatitjeve per zgjedhjet parlamentare te 28 qershorit.

Nje tjeter moment ka te beje me anetaresimin ne NATO, hap qe vendi yne pritet te ndermarre brenda pak javesh. Palet do te diskutojne edhe per rrugen e Shqiperise drejt Bashkimit Evropian dhe konkretisht ideja e aplikimit per te fituar statusin e vendit kandidat.

Doris Pack do te marre pjese edhe ne takimin e 18 nderparlamentar mes Shqiperise dhe Bashkimit Europian
 

Top Channel