Manchester UTD, Ferguson beson ne te gjithe titujt

19/03/2009 15:50

Pasi fitoi Superkupen e Anglise, Kupen e boterorit te klubeve dhe Kupen e Liges, Manchester United hedh syte drejt rekordit te fitores se te gjithe trofeve te sezonit.

Tashme rruga eshte me e veshtire pasi kane ngelur Premier League, Champions e Fa Cup ku kundershtaret do jene te nje niveli shume te larte. Trajneri 67 vjecar Alex Ferguson beson ne kete enderr.

“Kjo skuader eshte me e mira qe kam stervitur. Mund te fitojme gjithcka. Ne Champions mbi te gjitha duhet te jemi gjithmone ne maksimum dhe te kemi pak fat per te arritur deri ne fund”, shprehet tekniku skocez ne nje interviste.

Ne vijim, ai e pranon se nga e shkuara ka edhe keqardhje. “Eshte e pamundur te flasesh per nje skuader timen ideale sepse kam stervitur shume lojtare te medhenj. Ryan Giggs eshte nje prej atyre qe nuk do ta mbaja asnjehere jashte. Beme nje gabim qe lejuam Jaap Stam te largohej dhe duhej te kishim marre Paul Gascoigne”, perfundon ai.

Top Channel