KOKSH, CIO mbeshtet statutin aktual

19/03/2009 15:20

Nje grup nismetaresh ka vendosur te zhvilloje nje asamble te jashtezakonshme zgjedhore te Komitetit Olimpik pasi kane grumbulluar firmat e 2/3-ave te antareve te komitetit me te drejte vote.

Ky vendim grupit te nesimetareve i pambeshtetur nga Komitetit Olimpik Kombetar Shqiptar, duket se serish do te gjeje mbeshtetjen e Ministrise se Sporteve, e cila eshte shprehur e gatshme per te asistuar, pavaresisht asaj qe ndodhi me zgjedhjet e 6 dhjetorit, ku u pane pamje te paharrueshme dhe qe pak lidheshin me sportin.

Veprime te tilla u pasuan me reagimin e menjehershem te Komitetit Olimpik Nderkombetar, i cili nga njera ane i kerkon ministrise menjanimin nga ky proces dhe nga ana tjeter konfirmon njohjen per drejtuesit aktuale te KOKSH-it. Nepremjet nje letre, ata deklarojne se zgjedhjet do te behen vetem nga ky organ qe ata njohin, ne nje periudhe te pershtatshme.

“Komtiteti Olimpik Nderkombetar dhe ai europian do te vazhdoje te mbeshtese organet drejtuese te komitetit tuaj olimpik, ne menyre te vecante Z.Hysen Domi si president dhe Z.Stavri Bello si sekretar te pergjithshem, deri ne zhvillimin e zgjedhjeve te radhes qe do te organizohen nga komiteti juaj olimpik ne menyre demokratike dhe transparente. Komiteti juaj olimpik do te caktoje nje date tjeter per keto zgjedhje ne nje periudhe te pershtatshme. Dhe ne do te presim daten qe do te na sjelle KOKSH qe me pas te miratohet nga Komiteti Olimpik Nderkombetar dhe europian”, theksohet ne letren e CIO-s.

Pavaresisht kesaj, grupi i nismetareve ka marre persiper te shkele disa pika te statutit dhe afate kohore. I gjendur ne kete situate te paprecedente, njeri prej kandidateve per presidentin e KOKSH, Fidel Ylli, i cili e gjen serish emrin e tij pa dijeni, ne zgjedhjet qe do te zhvillohen diten e premte, ka reaguar duke u distancuar nga kjo levizje.

“Kjo asamble eshte e jashtligjshme ku eshte shkelur statuti dhe jane shkelur te gjitha normat e KOKSH-it te mbeshtetur edhe ne firmen qe i ka dhene CIO. Nuk kam si te jem pjesemarres ne nje asamble qe e ka prejardhjen nga dhuna”, deklaron Ylli. 

Top Channel