
Partia Socialiste, shpreh keqardhje per pergjigjen negative te kryeministrit pas propozimit te saj ligjor te nje dite me pare, bere publike nga kryetari i opozites, qe shtetasit pa pashaporte te pajisen falas me leternjoftim.
Sekretari organizativ i selise roze, Blendi Klosi, tha se procesi i pajisjes se shtetasve me karta identiteti eshte i corganizuar.
Zoti Klosi tha se nga 331 vende te nevojshme per aplikim ne te gjithe vendin jane hapur vetem 121, qe do te thote se ne 2 te tretat e vendit nuk ka vende aplikimi per leternjoftime.
Ai i kerkoi qeverise me shume transparence dhe njekohesisht u beri thirrje shtetasve te marrin pjese ne kete proces mjaft te rendesishem per fatin e zgjedhjeve te qershorit.
Top Channel