
Kryetarja e grupit kuvendor socialist, Valentina Leskaj, deklaroi se procesi i pajisjes se shtetasve me karta ka rrezik te deshtoje.
Duke folur ne seancen e sotme parlamentare, Leskaj, u shpreh se eshte depozituar ne kuvend nje nisme qe synon lehtesimin e pajisjes me karta identiteti, per shtetasit qe nuk kane pasaporte.
“Procesi sot duket me i rrezikuar edhe me dyshues, per sa kohe kryeministri nuk u pergjigj per te marre masa, por me te dhenat qe solli beri qe procesi te duket edhe me jotransparent”, u shpreh Leskaj.
Duke permendur te dhenat e sjella nga kryeministri dhe zevendesministri i Brendshem, Ferdinand Poni, Leskaj denoncoi shifrat kontradiktore te dhene nga vete qeveria.
Nderkohe lidhur me mospranimin e propozimit te PS-se per shperndarjen e kartave falas, drejtuesja e deputeteve socialiste, thesoi se pergjigja negative vetem rrezikon procesin zgjedhor.
Pollo: Subvencionim per disa shtresa
Menjehere ka reaguar zevendeskryeministri, Genc Pollo, i cili theksoi se qeveria tashme ka subvencionuar disa shtresa, por leternjoftimet nuk mund te jepen pa pagese.
Duke folur edhe per shqetesimin e socialisteve per rrezik te procesit zgjedhor, Pollo akuzoi kryetarin e opozites, Edi Rama se po perbalt procesin ne mungese te nje alternative qeverisese.
“Listat e zgjedhesve, te dala nga nje regjister i gjendjes civile, duke hequr ne to dublikatat e famshme, i jane derguar 5 muaj me pare, komunave dhe bashkive”, u shpreh Pollo.
Qellimi yne- tha Pollo- eshte qe te sensibilizojme sa me shume qytetaret qe te aplikojne, nderkohe qe ne te gjithe qendrat, pasi kushtet teknike jane ne te gjithe vendin.
Top Channel