Ish-te perndjekurit, sot projektligji ne kuvend

19/03/2009 08:00

Kuvendi pritet te diskutoje dhe te miratoje sot disa ndryshime ne projektligjin per demshperblimin e ish-te perndjekurve politike.

Nisma ligjore eshte depozituar nga deputeti i PD-se, Astrit Bushati dhe eshte debatuar mjaft ne Komisionin e Ligjeve, duke kaluar per ne Kuvend vetem me votat e maxhorances. Ndryshimi qe kerkon te beje mazhoranca eshte demshperblimi i ish-te perndjekurve politike edhe ne rastin kur ata nuk jetojne me dhe ne kete rast ligji parashikon qe demshperblimin ta marrin familjaret e te ndjerit qofshin keta femijet e tij, motrat, vellezerit apo prinderit.

Ne parim, opozita eshte shprehur pro ketij projektligji apo neni, i cili i ka ndare perfundimisht ne fund te miratimit te tij ka qene neni 4. Aty kerkohet qe pjese e demshperblimit te jene dhe ata persona te cilet jane ekzekutuar pa gjyq para 1944-es.

Ky projektligj i jep zgjidhje pamundesise per t’u materializuar demshperblimi per ish-te denuarit qe nuk kane lene pasardhes ne linje te drejtperdrejte, duke e zgjeruar rrethin e perfituesve te vellezerit dhe motrat, si dhe femijet e tyre.

 

Top Channel