Edmond Kapllani: Han më zhgënjeu!

19/03/2009 09:00

Përveç Erjon Bogdanit, një tjetër i zhgënjyer nga mosgrumbullimi për dy ndeshjet ndaj Hungarisë në Tiranë dhe Danimarkës në Kopenhagen është edhe sulmuesi Edmond Kapllani, i cili në prononcimin e tij të parë pas publikimit të kësaj liste nuk e ka fshehur mllefin ndaj trajnerit Ari Han dhe ka ngritur polemika në lidhje këtë veprim të.

“Jam i zhgënjyer, pasi e prisja të thirresha në Kombëtare, ka polemizuar dje Kapllani, që është edhe golashënuesi më i mirë i Shqipërisë në eliminatoret e evropianëve me 5 gola. E ndiej që jam në formë të mirë dhe ndoshta mund ta ndihmoja pak a shumë ekipin. Me Ari Han nuk kam pasur ndonjë një bisedë telefonike apo diçka tjetër për ta ditur se çfarë problemi ekziston, apo se çfarë duhet të bëj që të jem në Kombëtare. Jam i zhgënjyer pasi jam në formë të mirë dhe e prisja të thirresha në Kombëtare”.

Top Channel