Danezët, Tomason mungon me Shqipërinë

19/03/2009 09:05

Sulmuesi i Fejnordit, Jon Dahl Tomason, nuk do të luajë në sfidën e 1 prillit në Kopenhagen, ku Danimarka pret Shqipërinë.

32-vjeçari, i cili cilësohet si një prej pikave të forta të skuadrës së drejtuar nga Morten Olsen ka pësuar një dëmtim muskulor gjatë aktivizimit në kampionatin holandez.

Pas ekzaminimeve mjekësore, u konfirmua se Tomason do të qëndrojë për afro tri javë jashtë fushave të lojës. Kjo është një humbje e rëndë për danezët, në prag të ndeshjeve eliminatore të Botërorit 2010 me Maltën dhe Shqipërinë, por një lajm i mirë për kuqezinjtë e drejtuar nga Ari Han.

“U dëmtova sërish dhe jam shumë i zhgënjyer”, tha Tomason. “Problemi erdhi në momentin kur po gjeja formën më të mirë. Do të humbas dy ndeshje të rëndësishme të Danimarkës, por duhet të mendoj të rikuperohem sa më shpejt”.

Top Channel