Cristiano Ronaldo kerkon cdo trofe te sezonit

19/03/2009 20:10

Cristiano Ronaldo mendon ne te njejten menyre si trajneri i tij, Sir Alex Ferguson. Sulmuesi portugez i “Red Devils” shprehet se skuadra eshte ne gjendje te fitoje gjithcka kete sezon.

Ne nje interviste dhene per “Daily Mail”, fituesi i Topit te Arte thekson se skuadra e tij i ka te gjitha mundesite te thyeje kete rekord. “Jemi duke ecur mire ne te gjitha kompeticionet qe marrim pjese dhe duam t’i fitojme te gjitha. Nese do t’ia dalim do te ishte fantastike”, thote luzitani qe bazohet ne ecurine pozitive te vitit te shkuar ku Manchester fitoi kampionatin dhe Premier League.

“Sezonin e shkuar fituam kampionatin dhe Champions League. Kete vit kemi mundesi te ecim me mire. Do vazhdojme te punojme shume dhe jam i bindur se do t’ia dalim”, perfundon numri 7 i Manchester.

Top Channel