USAID, task-force ne gjashte rrethe

18/03/2009 16:20

Drejtoresha e USAID, Roberta Mahoni, ka lajmeruar ngritjen e nje task-force ne gjashte rrethe te vendit, mes prokurorise dhe gjykates administrative.

Kjo deklarate u dha gjate takimit sfidat e mijevjecarit ne te cilin mori pjese edhe zevendes kryeministri Genc Pollo, ministri i Drejtesise, Enkelejd Alibeaj si dhe perfaqesues nga shoqeria civile dhe prokuroria. Projekti perfshin periudhen janar 2009- janar 2011 dhe kap shumen e rreth 75 milione dollareve. Programi perfshin luften ndaj korrupsionit, shoqerise civile, gjykates administrative dhe prokurorise.

Drejtoresha Mahoni pohoi gjithashtu se prokuroria ne shume raste eshte gjendur ne pozicione kundershtuese ndaj qeverise, prandaj duhet te punohet fort qe te mos humbet kohe dhe nevojitet bashkepunim i te gjitha faktoreve.

Per kete gje programi ka caktuar edhe ekipin e perbashket apo Task Force.

Top Channel