UEFA, kualifikohen Verder dhe Marseja

18/03/2009 23:35

Verder Bremen dhe Olimpiku i Marsejes jane dy skuadrat e para cerekfinaliste te kupes UEFA.

Skuadra gjermane e drejtuar nga Tomas Shaf ka barazuar ne ndeshjen e dyte 2-2 me francezet e Sant Etiene dhe fale fitores ne ndeshjen e pare merr te drejten per te kaluar mes 8 skuadrave me te mira te ketij kompeticioni.

Predl ne minuten e 6 kaloi Verder ne avantazh, nderkohe qe pak minuta me vone Pizarro dyfishoi rezultatin.

Por loja nuk u la asnjehere pas dore nga francezet te cilet arriten te shenon 2 here ne porten e Verderit, 2 gola qe jane thjesht per statistike.

Ajaks nuk ka mundur te gezoje tifozet e saj ne 109 vjetorin e krijimit te klubit, pasi ka humbur 2-3 me Marsejen dhe fale fitores 1-0 ne ndeshjen e pare, skuadra franceze e sheh veten mes 8 ekipeve me te mira ne kete kompeticion.

Enoh kaloi holandezet ne avantazh, gezim qe zgjati vetem 2 minuta, pasi Niang barazoi shifrat ne 1-1.

Ka qene me pas Sulejmani i cili ne minuten e 73-te ka kaluar holandezet ne avantazh 2-1, nje rezultat qe ka cuar te dyja skuadrat ne minutat shtese.

Por francezet ne minuten e 109-te te takimit kane kaluar ne avantazh me ane te Mears duke i dhene sigurine miqeve per fitore.

Top Channel