Ruli: Investime ne burime te rinovueshme

18/03/2009 19:55

Qeveria shqiptare rikonfirmon edhe nje here qendrimin e saj per zhvillimin e burimeve te rinovueshme te energjise, vecanerisht te hidrocentraleve, ndonese keto vitet e fundit qeveria eshte angazhuar ne ndertimin e disa centraleve me qymyr apo nafte.

“Kufizimi per nga vete natyra i rezervave energjitike ne bote, rritja e cmimeve te lendeve te para dhe domosdoshmeria e ruajtjes se ambjentit e bejne edhe me imperative nderhyrjen per burime te rinovueshme energjitike”, ka deklaruar ministri i Energjitikes, Genc Ruli.

Aktualisht Shqiperia ka te shfrytezuar vetem 35 % te potencialit hidrik te vendit, ndaj qveria sipas ministrit po pergatiti nje ligj te ri per te nxitur investimet ne kete sektor.

“Procesi i ndertimit i hidrocentraleve te vegjel me koncesion po vijon normalisht. Jane shume projektet e shqyrtuara”, ka shtuar Ruli.

Deri tani jane lidhur rreth 50 kontrata konceisonare per te ndertim te heceve, ku pjesa me e madhe e tyre jane projekte te vegjel me karakter lokal.

Top Channel