
Ministri i Brendshem Bujar Nishani, ka deklaruar gjate nje interviste te dhene per Top Channel se shperndarja e kartave te identitetit po shkon sipas afateve dhe se struktura e ngritur siguron nje proces zgjedhor normal.
“Kane aplikuar ne shkalle vendi 277 mije e 548 shtetas. Brenda ketij numri jane 100 mije shtetas qe nuk kane pasaporta. Nuk ka shanse dhe arsye per te deshtuar pasi eshte nje proces i bazuar ne nje infrastrukture konkrete, me kapacitete te mjaftueshme”, ka pohuar Nishani.
Nishani ka hedhur poshte akuzat e opozites per emerime ne polici me karakter partiak ne disa qarqe te vendit. “Te gjithe emrat qe jane permendur jane te gjithe te nje karriere te gjate ne Policine e Shtetit. Ata jane oficere te rekrutuar brenda rregullave. Politika duhet te qendroje larg sepse ne kemi dhene prova per paanshmeri”, ka nenvizuar Nishani.
Ministri ka shprehur bindjen e tij se procesi zgjedhor nuk do cenohet dhe do te kete te gjithe bazen materiale te duhur.
Top Channel